Vodhi plot 12 banesa në Tiranë, arrestohet 29 vjeçari

413
Një vjedhje e kryer më 24 prill në Tiranë në Rrugën “Dora Distria” çoi në pranga një 29 vjeçar, mbi të cilin qëndrojnë edhe disa vjedhje të tjera të kryera gjatë këtij viti.
Në kuadër të një operacioni të koduar “Çelësi 2″, përfundoi në pranga shtetasi Gentjan Kala, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. I riu nuk vepronte i vetëm në kryerjen e grabitjeve.
Edhe dy persona të tjerë janë përfshirë në këtë veprimtari, njëri prej të cilëve, Erind Kodra, 29 vjeç, është arrestuar më 24 qershor, ndërsa një bashkëmoshatar me iniciale M.S, i cili është shpallur në kërkim policor.
Hetimet ndaj grupit janë bërë nga disa komisariate policie në Tiranë, si ai nr. 1, 4 dhe 5.
Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1
Më datë 25.05.2016, në rrugën “Xhorxh Bush”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V. P., ku kanë marrë 3 orë të markave të ndryshme, disa bizhuteri dhe një telefon të markës “Nokia”.
Më datë 10.06.2016, në rrugën e “Xhorxh Bush”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. A., ku kanë marrë disa bizhuteri, katër ora dore dhe një laptop të markës Dell.
Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4
Më datë 06.04.2016, në rrugën “Sitki Çiço”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. C., ku kanë marrë një shumë monetare.
Më datë 11.04.2016, në rrugën “Ferit Xhajko”, persona të paidenifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L. M., ku kanë marrë një shumë monetare, dy ora dore dhe disa bizhuteri.
Më datë 31.03.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, kanë vjedhur banesën e shtetases E. B., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.
Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6
Më datë 01.03.2016, në rrugen “Sokrat Miho”, kanë vjedhur banesën e shtatasit E. D., ku kanë marrë një shumë monetare.
Më datë 08.03.2016, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. G., ku kanë marrë një aparat fotografik dhe disa bizhuteri.
Më datë 04.04.2016, në rrugën “Azem Meshi”, kanë vjedhur banesën e shtatases P. S., ku kanë marrë një televizor plazma dhe një laptop të markës “HP”.
Më datë 13.04.2016, në rrugën “Tre Dëshmorët”, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. Z., ku kanë marrë një shumë monetare.
Më datë 18.04.2016, në rrugën “Teodor Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit V. E., ku kanë marrë një laptop të markës “Dell”
Më datë 20.04.2016, në rrugën “Ever Biko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë monetare.
Më datë 27.04.0216, në rrugën “Mikel Murali”, kanë vjedhur banesën e shtetaseit M. G., ku kanë marrë një laptop “Apple”, një telefon “iPhone 6S” dhe një shumë monetare.
Më datë 07.05.2016, në rrugën “Ali Jegeni”, kanë vjedhur banesën e shtetasit L. Gj., ku kanë marrë një laptop “Acer”.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.
Sigal