Vodhi magazinën me bimë medicinale, pranga të riut në Delvinë

490
Sigal

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Delvinë pasi vidhte bimë medicinale.

Sefer Kanushi, 32 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, u ndalua pasi  dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një magazine në pronësi të shtetases P.Ç, Delvinë, më 18 Shtator 2018.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sefer Kanushi ka vjedhur në këtë magazinë bimë medicinale me qëllim për t’i shitur për përfitime personale si dhe një sasi parash prej 1000 Euro.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• 282 kilogramë bimë medicinale,
• 200.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.