Vodhi gruan e ish-drejtorit të Policisë, “skifterja” kthehet në burg 5 ditë pas lirimit

610
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Rozalina Konomi, 5 ditë pas lirimit nga burgu nën akuzën e vjedhjes. Pas lirimit nga burgu, ajo është arrestuar sërish, pasi ka grabitur në një qendër tregtare.
43-vjeçarja nga Fieri, me nënshtetësi holandeze u arrestua dy ditë më parë pasi në një qendër tregtare i ka vjedhur portofolin dhe celularin një të riu. Rozalina Konomi u dënua nga gjykata e Tiranës me 2.6 vite burgim për vjedhjen e gruas së ish-drejtorit të Policisë Ardian Çipa.
Më 17 nëntor, fierakja kishte përfunduar dënimin 1 vit e 6 muaj burg, dhënë nga Gjykata e Apelit dhe më 19 nëntor është arrestuar sërish për të njëjtën vepër penale.
Sigal