Vodhi dhe dhunoi babanë, arrestohet 23-vjeçari në Berat

472
Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet për vjedhje në banesën e të atit dhe dhunimin e tij. Ditën e djeshme, policia ka bërë të mundur ndalimin e të riut A. K., me banim në Berat. Babai i 23-vjeçarit, shtetasi A. K., 56 vjeç, ka denoncuar të birin se i ka vjedhur sende në banesë si dhe makinën tip “Benz” të tij. Sipas policisë, kryefamiljari ka treguar se djali ushtronte prej kohësh dhunë të vazhdueshme ndaj tij, dhe se situata është përkeqësuar kohëve të fundit. Në këto kushte 23-vjeçari u arrestua i akuzuar për “Vjedhje”, dhe “Dhuna në familje”.
Sigal