Vodhi çantën me para në makinën luksoze, në kërkim 19-vjeçari nga Tirana

695
Një i ri është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash brenda një automjeti.
Ngjarja në fjalë u shënua në Babrru në 28 shkurt. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.L., 19 vjeç, dyshohet se gjatë natës në Fushë Kërçik, në mjetin tip “Land Rover”, i ka vjedhur çantën me sende personale e dokumente dhe një sasi lekësh, shtetasit me iniciale P.M., 55 vjeç. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim të riun.
NJOFTIMI i POLICISË
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 19, banues në Babrru, pasi dyshohet se më datë 28.02.2018, gjatë natës, në Fushë Kërçik, në mjetin tip “Land Rover”, i ka vjedhur çantën me sende personale e dokumente dhe një sasi lekësh, shtetasit P.M., vjeç 55, banues në Babrru. Punohet për kapjen e A.L. Neni 134 i Kodit Penal.
Sigal