Vodhën lokalin në Elbasan, arrestohet 3 hajdutët

599
Policia e Elbasanit ka arrestuar tre hajdutët, që kanë vjedhur një lokal në Murras të Elbasanit.
Ata janë: Lodjan Uruçi, 29 vjeç banues në fshatin Shkëndi Belsh; Eriton Sanxhaku, 25 vjeç banues në Cërrik dhe Ruzhdi Elezi, 26 vjeç banues në fshatin Bardhas Peqin.
Sipa Policisë, arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë natës në bashkëpunim me njëri – tjetrin në fshatin Murras, dyshohen të kenë vjedhur lokalin e shtetasit B.Gj., 55 vjeç banues në fshatin Murras. Shtetasit e lartpërmendur dyshohen të kenë marrë një televizor, një sasi lekësh dhe disa pije.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin dhe sendet me të cilat kanë kryer vjedhjen dhe pijet.
Sigal