Vodhën 713 milionë lekë në BSH Akuza: 35 vite burg Bitrajt e Bruzisë

453
TIRANE – Tridhjetë e pesë vite burg kërkoi Prokuroria për Ardian Bitrajn dhe Mimoza Bruzinë dy personat e vënë nën akuzë për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë.
Në seancën e pretencës të mbajtur në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria kërkoi 20 vite burg për ish-përgjegjësin e arkës stok në thesar Ardian Bitrajn dhe 15 vite burg për kolegen e tij Mimoza Bruzia.
Dy ish-punonjësit e bankës që kryen grabitjen në institucionin më të lartë financiar në vend në korrik të 2013-ës kanë përfituar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se do të ulet 1/3 e dënimit.
Sigal