Vlorë, zjarri shkrumbon ndërtesën mbi 100 vjeçare, s’pati të lënduar

437
Një godinë mbi 100 vjeçare në afërsi të rrugës muze të Vlorës është shkrumbuar nga flakët gjatë natës. Zjarri në ndërtesën trekatëshe në pronësi të një shtetasi nga Tirana dyshohet të jetë pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga flakët.

Një objekt tre katësh mbi 100 vjeçar në lagjen “4 Heronjtë” është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit së të premtes. Me herët godina ka qenë e banuar nga familje të pastreha të vendosur aty nga Bashkia e Vlorës, që ishin larguar pas rikthimit të ish pronarëve. Në objekt jetonte vetëm një person, ndërsa kati i parë i banesës përdorej si dyqan.

Për shuarjen e flakëve që dyshohet se kanë qenë pasojë e një shkëndije elektrike, zjarrfikësve iu desh mbi dy orë, ndërsa janë angazhuar 4 mjete dhe 15 efektivë. Godina gjendet në afërsi të rrugës muse të Vlorës “Justin Godard”.
Sigal