Vlorë, zbulohen autorët e vjedhjes së bankës, në pranga një nga autorët

487
Policia e Vlorës ka zbuluar autorët e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë, të ndodhur më datë 11.07.2016. Shërbimet e Policisë së Vlorës gjatë hetimeve intensive në lidhje me ngjarjen, kanë bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit: Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë, banues në fshatin Vajzë, Vlorë. Ndërkohë që shpallet në kërkim shtetasi: G.Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë (punohet për kapjen e tij).
Arrestimi i shtetasit Kostandinos Shakaj, u krye pasi në bashkëpunim me shtetasin G.Gj, më datë 10.07.2016, kanë vjedhur automjetin tip “Benz-Mercedes-2500” me targë të huaj 435AJL06, mjet të cilin e kanë përdorur për të kryer vjedhjen e bankës së nivelit të dytë “BKT” Vlorë. Shakaj, është person me precedent penal të mëparshëm, i cili ka qenë shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Policia vijon hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në lidhje me ngjarjen.
Sigal