Vlorë, vrasja e trefishtë, gjykata vendos arrest me burg për dy të rinjtë

485
Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për Berti Alliaj dhe Ani Begaj për vrasjen e trefishtë në Cole të Vlorës. Tre te rinjtë, Albi Limaj, Akil Hasanaj dhe Ardit Velaj u vranë pas një sherri natën e 7 prillit në një kazino pranë portit. Motive të dobëta, e cilësoi policia konfliktin në kazino. Njëri nga shokët e grupit të sulmit me armë, Xhuliano Lutaj, një natë para vrasjes u rrah nga dy djemtë që të martën e 7 prillit u vranë.

Shkak mendohet ngacmimi i një vajze që viktimat e kishin të afërt. Ditën tjetër të rinjtë, shok me të rrahurin, shkuan të sqaroheshin me kundërshtarët. Bisedimet mes tyre nuk funksionuan dhe disa orë më parë, të dy palët të armatosur u përplasën në lokal “Adore”. Nga sulmuesit Albi Limaj u vra, Aleksander Llanaj i arrestuar u plagos rëndë dhe ndodhet në spital me plumb në gjoks, kurse Ani Begaj dhe Berti Alliaj u arrestuan.

Dy nga shokët e grupit, që ditën e para u ndaluan të dyshuar si autorë, Ervis Serri Mehmetaj dhe Xhuliano Artan Lutaj u lanë të lirë. Policia konfirmoi se nga hetimet këta dy persona, edhe pse ishin shkak i ngjarjes, nuk janë të përfshirë dhe as kanë bashkëpunuar në vrasjen e Akil Hasanaj dhe Ardit Velaj.
Sigal