Vlorë, të shtëna me armë në drejtim të policisë në një postbllok

371
Persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë gjatë orëve të vona të së hënës në një pikë kontrolli në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në vendin e quajtur “Sherishtë”. Policia ka bërë të ditur se gjatë një shërbimi për kontrollin e mjeteve dhe personave që lëvizin me armë zjarri dhe sende të kundraligjshme, të vendosura në dy pika kontrolli, një nga grupet e shërbimit ka konstatuar dy automjete, një “Benz” me targë AA191HS dhe një “Land Rover” me targë VL1553D që ecnin me shpejtësi. Pas 100 metra distancë, dy makinat kanë ndaluar dhe pasi shërbimi i policisë i është afruar, shoferi i “Land Roverit” ka qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës së Policisë dhe janë larguar me shpejtësi.
Sigal