Vlorë, shpërthim tritoli në mes të qytetit

436
Sigal

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.