Vlorë, shënohet viktima e parë nga përmbytjet e reshjeve

477
Një person ka humbur jetën sot në Vlorë për shkak të motit të keq. Luan Qarri është rrëmbyer nga rrjedha e një përroi teksa po udhëtonte me makinë. Qarri po kthehej në shtëpi nga puna kur automjeti me të cilin udhëtonte është marrë përpara nga ujrat e rrëmbyera të një përroi që ishte tejfryrë nga reshjet e shiut të rëna për gjatë orëve të fundit. Ngjarja është regjistruar gjatë mbrëmjes së të shtunës, por mësohet zyrtarisht ditën e sotme. Vlora gjatë natës ka përjetuar orë vërtet dramatike. Si pasoje e reshjeve te dendura dhe te panderprera gjate pasdites se djeshme dhe nates se sotme janë shkaktuar përmbytje ne pjesen me te madhe te qytetit.

Sigal