Vlorë, sekuestrohen 97 kg kanabis në det

449
Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 97 kilogramë kanabis sativa gjatë kontrollit të territorit tokësorë dhe ujorë përreth Gadishullit të Karaburunit.

Sipas policisë sasia e drogës është gjetur në det, pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”, Karaburun.

“Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente, të cilat pasi u peshuan, pesha e tyre rezultoi prej 97 kilogramë material bimorë narkotik, e dyshuar si Cannabis Sattiva. Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Po punohet për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për Nenin 283/a/2 të Kodit Penal “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Sigal