Vlorë, sekuestrohen 50 kg marijuanë në një automjet

450
Policia në Vlorë ka sekuestruar mbrëmjen e së martës një sasi prej 50 kg marijuanë, që po transportohej në bordin e një automjeti. Burime policore lokale bëjnë të ditur se lënda narkotike është gjetur në mjetin tip “Golf”, me targë “VL 1391 AL”. Prej disa minutash agjentët ishin vënë në ndjekje të automjetit dhe e kanë arritur atë kur drejtuesi e ka braktisur në lagjen “Pavarësia” dhe është larguar mes pallateve të zonës. Burimet policore shtojnë më tej se po kryejnë një seri kontrollesh për të mundësuar kapjen e drejtuesit të mjetit, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Sigal