Vlorë, sekuestrohen 360.000 euro pasuri e përfituar nga shitja e drogës

433
Sigal

Një pasuri me vlerë 360 mijë euro, që dyshohet se është vënë nga trafiku i drogës është sekuestruar në Vlorë nga policia dhe Prokuroria.

Pasuritë si apartamente, ambiente parkimi, garazhe apo ambiente shërbimi i përkasin shtetasit J.J.

“Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pasuritë e sekuestruara

▪2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë

▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë

▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë

▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë

▪1 automjet tip BMË.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit po vijon punen per gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.