Vlorë, pranga ish-juristit të ZVRPP, kërkohej për falsifikim të dokumenteve

429
Ish juristi, Vladimir Haxhiraj ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohet se Haxhiraj akuzohet për shpërdorim detyre. 
41-vjeçari Haxhiraj, me banim në Vlorë, ka qenë shpallur në kërkim më datë 10.04.2015 dhe është dënuar më 1-Vit e 6-Muaj Burg. 
Sipas policisë së Vlorës “Ky shtetas gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Jurist-Hipoteke në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka regjistruar sipërfaqe të ndryshme pronash në favor të personave të tretë në kundërshtim me Ligjin”.
Sigal