Vlorë, pranga 3 persona për vjedhje energjie dhe drejtuan mjetin pa patentë

471
Policia e Vlorës prangos dy persona për drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” dhe nje tjetër për “Vjedhje të energjisë elektrike ose impulsive telefonike”. Në pranga ranë Andel Pjetri, 24 vjeç, pasi u kap në flagrancë në rrugën e spitalit, duke drejtuar motocikletën tip “Lifan”, pa targë dhe pa leje drejtimi përkatës, si dhe Olesja Garo, 29 vjeçe , banuese në Gjirokastër sepse në rrugën “Ura e Gajdarit” në Muzinë, po drejtonte mjetin tip “Daeëoo”, pa patentë. Policia arrestoi Nikollaq Shkurta, 41 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi në “furrë –buke” pranë lagjes nr.1 Sarandë, në pronësi të tij, u konstatua ndërhyrje në mënyrë të paligjshme të energjisë elektrike.
Sigal