Vlorë, policia asgjëson 1470 rrënjë kanabis

44
Policia e Vlorës ka asgjësuar 1470 rrënjë kanabis sativa, në operacione të zhvilluara në fshatrat Treblovë, Ramicë dhe Vuno. Bimët narkotike ishin mbjellur në 14 parcela. Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve të kultivimit të kanabisit.