Vlorë, përshihen nga flakët tre automjete, shkak një defekt elektrik

390
VLORE- Tre automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, në zonën e “Skelës” në Vlorë. Sipas policisë, dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e sistemit të brendshëm elektrik të njërit prej automjeteve.
Në flakë kanë rënë automjeti tip Mercedes A Class me targë AA 358 EZ në pronësi të 42 vjeçarit Besnik Brokaj, një fuoristradë tip Opel “Frontera” me targa AA 198 JD në pronësi të Luan Korjas 59 vjeç dhe një tjetër Mercedes-a, tip S Class me targë AA 626 JX në pronësi të Genti Allushit 69 vjeç.
Makinat e përfshira nga flakët, të cilat janë shkrumbuar plotësisht, kanë qënë të parkuara pranë njëra-tjetrës. Sipas hetimeve të policisë flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti në sistemin e brendshëm elektrik të automjetit tip Mercedes-Benz të 42 vjeçarit Besnik Brokaj. Më pas flakët kanë përfshirë edhe dy automjetet e tjera pranë saj.
Menjëherë forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa vijon puna e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ora 11:00 Njoftimi i plotë i policisë së Vlorës
1. Vlorë, më datë 20.03.2015 rreth orës 04.30 në Policinë e Vlorës është marrë njoftim se në lagjen “Pavarësia” ka marrë flakë një automjet. Në vend kanë shkuar sherbimet e policisë për kryerjen e veprimeve procedurale. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se fillimisht është djegur në pjesën e motorrit automjeti tip “Mercedes-Benz” me targa AA358EZ, pronë e shtetasit B. F., vjec 42 banues në Vlorë, dhe më pas zjarri ka përfshirë edhe dy automjete të tjera që kanë qënë të parkuara pranë këtij automjeti konkretisht automjetet tip Mercedes-Benz me targa AA989JX, pronë e shtetasit G. A., vjec 69, banues në Vlorë dhe mjeti tip Opel me targë AA198JD, pronë e shtetasit L. K., vjec 59, banues në Vlorë, të cilat si pasojë e flakëve janë djegur tërësisht.
Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore dhe nga mendimi praprak i ekspertit të mbrojtjes nga zjarri dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e sistemit të brendshëm elektrik të automjetit tip Mercedes-Benz me targa AA358EZ në pronësi të shtetasit B. F.
Pritet ekspertimi i plotë i ekspertit të mbrojtjes ndaj zjarrit për përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit. Materialet do ti referohen organit të Prokurorisë për veprime procedurale të mëtejshme.
Sigal