Vlorë, përplasje me armë në rrugën Transballkanike, një i plagosur

499
Një tjetër përplasje më armë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Nga të dhënat e para dyshohet se ka pasur disa të shtëna me armë në rrugën Transballkanike.
Sipas burimeve të policisë një person ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.
Efektivët kanë gjetur një pistoletë në vendin ku ka ndodhur përplasja. 
Sigal