Vlorë/ Nënë e bir të dhunuar dhe të djegur në banesë, kunata mohon krimin

559
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës pas djegies së një banese ku kanë mbetur të vdekur nënë e bir. Në fillim u dyshua si një rënie zjarri, por hetimet policore zbuluan se Selkie dhe Novruz Hoxhallari, dyshohet se fillimisht janë vrarë dhe më pas i është vënë flaka banesës. Burimet policore thonë se nënë e bir kanë shenja dhune të shumta në trup. Gruaja e moshuar ka shenja në qafë, ndërsa i biri ka të çara në kokë. Në momentin kur policia i ka kërkuar të shoqërohej në komisariat për t’u marrë në pyetje gruaja, për të cilën janë ngritur dyshime ka bërë rezistencë.

Ajo u është drejtuar bluve se nuk e ka bërë ajo krimin si dhe s’kishte ku të linte fëmijët që t’i ndiqte ata. “Nuk e kam vrarë unë, s’kam bërë as turpe e asgjë. Po fëmijët ku t’i lë unë”, dëgjohet gruaja teksa u drejtohet policëve. Një prej policeve femra i përgjigjet asaj se këto do të sqarohen në polici.
Sigal