Vlorë, motori përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, rëndë në spital

399
Sigal

Një person i cili ishte duke kaluar rrugën është goditur nga një motor i një prej bizneseve të fast-food në qytetin e Vlorës.

Aksidenti ka ndodhur pranë spitalit të qytetit. Mësohet se i dëmtuari rreth 60 vjeç, ka qenë duke kaluar rrugën kur shoferi i motorit nuk ka mundur të frenojë në kohe për të evituar përplasjen.

Blutë thanë se motoristi ka qenë me shpejtësi. Këmbësori është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit, ndërsa identiteti i tij nuk dihet.