Sigal

Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e Vlorës, ku deri më tani raportohen 8 viktima. Siç raportojnë burime, sherri ka nisur nga dy persona të së njëjtit fis, konkretisht fisi “Zykaj”.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur vendin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Ndërkaq policia ka reaguar duke indentifikuar edhe autorin e masakrës, i cili është një 24 vjeçar, me mbiemrin Zykaj që dyshohet të jetë me probleme mendore. Në ndjekje të tij janë vënë RENEA, FNSH, nga Drejtoria e Vlorës  dhe Delta.

Fshati Resulaj është rreth një orë larg nga bashkia e Selenicës. Po kërkohet ndihmë me helikopter për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës në Tiranë.