Vlorë, makina del nga rruga tek Uji i Ftohtë, plagosen dy persona

412
Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur si Uji i Ftohtë, ku një automjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Sigal