Vlorë-Kurbin, asgjësohen 15 parcela me marijuanë; asnjë i arrestuar

496
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 8 parcela me rreth 6.358 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të cilat ishin mbjellë në 4 fshatra të ndryshëm. Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër pjesë toke të hapura posaçërisht për kultivimin e tyre; në thellësitë e pyjeve, anës lumit Shushicë dhe përrenjve të vegjël. Më konkretisht në fshatin Dukat u gjetën dhe asgjësuan 2 parcela me 2800 rrënjë. Në Palasë policia gjeti 4 parcela me 748 fidanë. Në Llakatund u asgjësua me djegie 1 parcelë me 2400 rrënjë dhe në Lapardha, 1 parcelë me 410 rrënjë. Lartësia e tyre varionte në 10 – 40 cm. Deri më tani policia nuk ka identifikuar asnjë prej kultivuesve.
Ndërkaq, policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike”, shtetasin F.B., 18 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi në oborrin e banesës së tij në lagjen “24 Maji”, Vlorë, u gjetën bimë marijuane, me lartësi 25-40 cm. Ato u asgjësuan me djegie Parcela të mbjella me marijuanë janë gjetur edhe në Kurbin, ku policia thotë se ka asgjësuar me anë të djegies rreth 450 bimë. Droga ishte kultivuar në vendin e quajtur “Tek gështenjat” në fshatin Shemri. Si rezultat i këtij kontrolli u zbuluan 7 parcela të përmasave të ndryshme, brenda të cilave ishin mbjellë gjithsej 450 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, me gjatësi nga 10 – 40 centimetra. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal