Vlorë, klientit i mbetet kafja në fyt, Policia i pikas pistoletën në brez (VIDEO)

613
Klienti i një lokalit në Ujin e Ftohtë në Vlorë u arrestua dje nga Policia vendore, e cila ishte duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme në akset rrugore si edhe në ambjente të ndryshme për armëmbajtjen e paligjshme.
Si rezultat i këtyre kontrolleve në një ambient lokal, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B, 39 vjeç, banues në Vlorë, në një lokal në lagjen ”Uji i ftohtë”.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal