Vlorë, kapet me 20 mijë euro shoferi sekser, do ja jepte trupit gjykues

413
Arrestohet shoferi i i Gjykatës së Apelit në Vlorë. 53-vjeçari, Robert Petoshati, u arrestua në flagrancë pranë gjykatës sëbashkume një person tjetër, teksa u kapën me një shumë të konsiderueshme parash që dyshohej se do t’ia jepnin trupit gjykues për zgjidhjen e një çështje.
“U bë arrestimi në flagrancë paranë gjykatës së Apelit në Vlorë të Gjolek Xhaferi 44 vjec lindur dhe banues në Kalivac-Tëpelene dhe Robert Petoshati, vjec 53, lindur dhe banues ne Vlore ,Shofer né Gjykaten e Apelit Vlore”.
Policia sqaron se “arrestimi i kétyre shtetasve u bé né momentin kur shtetasi Gjolek Xhaferi, i dha shumen prej 20 mije euro dhe 100.000 leké, shtetasit Robert Petoshatit”.
Kjo shumë parash dyshohet se do t’i jepej trupit gjykues per zgjidhjen e çeshtjes ne favor té véllait té Gjolek Xhaferit për një çështje penale.
Materialet lidhur me të arrestuarit iu referuan prokurorisë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksioneve té tjera té drejtésisé, né bashképunim”.
Sigal