Vlorë/ Kapet gomonia me dy motorë të fuqishëm, transportonte drogë

470
Sigal

Një gomone e fuqishme është zbuluar nga policia pak pas mesditës së sotme në grykëderdhjen e Vjosës.

Raportohet se gomonia me dy motorë të fuqishëm ishte fshehur në grykëderdhje. Sipas policisë, dyshohet se mjeti do përdorej për transport të lëndëve narkotike.

Nisur nga disa precedentë të kësaj natyre, policia thotë se gomonia e kapur sot ishte më e madhja e kapur kohët e fundit. Ndërkohë policia po kryen hetime për të gjetur pronarët e mjetit ujor.