Vlorë, kapet gomonia e mbushur me kanabis, dyshohet për 500 kg

478
Drejtoria e Kufirit në Vlorë ka ndaluar një gomone të ngarkuar më kanabis. Sipas informacioneve të para, në bordin e gomones nuk kishte persona.
Mendohet se automjeti i cili kishte ngecur në det ka tentuar të tërheqë gomonen, e cila ka ngecur në cektirën e plazhit të vjetër, si pasojë e ngarkesës së drogës. 
Paraprakisht dyshohet se në gomone ka rreth 500 kg drogë dhe mendohet se do trafikohej në Itali. Po ashtu në bordin e gomones janë gjetur edhe ujë i pijshëm, ushqim dhe karburant që do ti shërbente trafikantëve.
Ndërkohë makina e cila dyshohet se do tërhiqte gomonen me drogë dhe që kishte negecur në breg të detit është me targa italiane. 
Në makinë janë gjetur dhe dokumentet e një shtetasi shqiptar.
Një grup ekspertësh do të kryejnë veprimet për të zbuluar kush janë pronarët e kësaj makine. 
Nuk përjashtohet pista e hetimit nëse ajo është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Sigal