Vlorë, ishte në kërkim për trafikimin e një vajze në Itali, arrestohet 45-vjeçari

435
Policia e Vlorë ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për “trafikimin e personave të rritur”. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Marenglen Stroka, 45 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij personi është se në tetor të 2013-s, dyshohet se ka trafikuar drejt shtetit italian shtetasen me iniciale M.D., rreth 25 vjeçe, banuese në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij për “trafikim të personave të rritur”, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Sigal