Vlorë, i vidhen paratë e pensionistëve punonjësit të Postës

413
Sigal

VLORE – Persona të paidentifikuar i kanë grabitur gjatë ditës sotme paratë e pensionistëve një punonjësi të Postës Shqiptare në qytetin bregdetar. Mësohet se punonjësi i Postës paratë i ka pasur në çanta dhe në rrethana ende të pazbardhuara persona të paidentifikuar i kanë vjedhur çantën ku ndodhej edhe sasia e parave. Punonjësi i Postës ka bërë denoncimin në polici, ndërsa blutë e Vlorës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanve të plota të kësaj ngjarjeje.