Vlorë/ I riu hidhet nga lartësia e pallatit, gjen vdekjen e menjëhershme

474
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e fundit në qytetin e Vlorës.

Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e pallatit.

Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen “Aleksandria” dhe viktima dyshohet të jetë vetë-hedhur.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.