Vlorë, hidhet nga kati i 5-të i pallatit

427
Rreth orës 14:04, është marrë njoftimi se në një lagje të Vlorës është gjetur një person i shtrirë në tokë në një rrugicë. Menjëherë Shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se: Në lagjen “Pavarësia” pranë Aleksandrisë, është gjetur një person i shtrirë në rrugicën e këtij pallati, në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit me Nr. 886. Personi i dëmtuar, shtetasi: E.Sh. 40 vjeç, u dërgua në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Dyshohet se ky shtetas është hedhur nga ballkoni i banesës së tij pasi vuan nga sëmundje mendore. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal