Vlorë/ Gruaja tenton të hidhet nga pallati, i shoqi e kap me shpejtësi dhe ndodh mrekullia

475
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen “Orizi”, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte.

Gruaja ka tentuar të hidhet nga ballkoni i banesës, ndërsa ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e bashkëshortit të saj që i ka shpëtuar jetën.

Sakaq, kjo ngjarje ka shkaktuar panik tek kalimtarët, që kanë reaguar duke lëshuar britma.