Vlorë/ Fqinja: Burri ishte shumë xheloz, Eva nuk dilte

426
Sigal

Dëshmi të tjera vijnë për ngjarjen e Vlorës, ku një burrë mbyti gruan e tij me duar dhe më pas preu damarët e tij me thikë në gjendje të rënduar psikologjike.

Banorë të lagjes, fqinjë të familjes Lera kanë treguar se Teodor Lera, të cilit të gjithë i thërrisnin Todi, ishte shumë xheloz për gruan e tij Eva.

Megjithatë ata flasin për njerëz të qetë por se ishin në dijeni për xhelozinë, pasi gruaja nuk dilte nga shtëpia.

Vajza ka ardhur në mëngjes në Vlorë se ajo rrinte në Tiranë, ishte studente. Ai ishte shumë xheloz. Ai nuk punonte, vetëm kjo punonte, shiste rroba. Ata jetojnë prej 5 vitesh në shtëpinë e vëllait të tij në Vlorë. Por ishte shumë xheloz.

Ajo nuk dilte nga shtëpia, as flokët nuk i krehte sepse ishte ai xheloz. Vetëm në punë e brenda. Kanë ardhur nga Bunavia që të punonte dhe ai. Se shtëpinë e tyre e kishin në Bunavi”,- tregoi fqinja e familjes.