Vlorë e Sarandë, asgjësohen mbi 17 mijë rrënjë hashashi

655
Rreth 17 mijë e 500 bimë narkotike u asgjësuan nga policia në disa aksione të ndërmarra në fshatrat e Vlorës dhe të Sarandës. Operacionet e policisë u zhvilluan në fshatrat Vajzë dhe Orikum në Vlorë dhe në Borsh në Sarandë. Nga këto aksione u bë identifikimi dhe më pas asgjësimi me anë të djegies i rreth 17 mijë e 500 rrënjëve kanabis sativa, që ishte mbjellë në 8 parcela të ndryshme, që të gjitha në tokë pa pronar. Policia është duke punuar për identifkimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike.
Sigal