Vlorë e Sarandë, asgjësohen 383 rrënjë kanabis

433
Aksioni antikanabis i policisë ka vijuar ditën e sotme në Vlorë dhe Sarandë ku janë gjetur dhe asgjësuar 383 rrënjë bimë narkotike. Në fshatin Treblovë, blutë e Vlorës kanë zbuluar një parcelë me 370 rrënjë Canabis-sattiva. Në mes të pyllit të këtij fshati u konstatuan këto bimë narkotike të mbjella në një sipërfaqe toke pa pronarë, ku lartësia e bimëve narkotike arrinte deri në 120 cm.
Policia ka bërë të mundur asgjësimin e plotë të bimëve narkotike më djegie dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkaq, në Sarandë policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie, 13 rrënjë bimë narkotike “Canabis”, në fshatin Ninat.
Bima narkotike u zbulua përreth kopshtit të një banese, në pronësi të 25-vjeçarit Laert Rakipi, i cili është shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i Bimëve Narkotike” dhe po punohet për kapjen e tij.
Sigal