Vlorë/ Dhunonet turisti rus, dy të rinj e bëjnë për spital

497
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme.

Dy persona kanë dhunuar dhe kanë bërë për spital një turist rus që ndodhej për pushime në këtë qytet.

Shkak për këtë ngjarje është bërë ndërhyrja që ka turisti rus ka bërë pasi ka parë që dy të rinjtë po dhunonin një qen.

Ai ka ndërhyrë, por të rinjtë janë kthyer edhe e kanë dhunuar keqazi.

Të rinjtë madje nuk kanë nguruar ti marrin edhe telefonin turistit rus që ka reaguar.

I riu rus është identifikuar si Sergey Dzambula.

Ngjarja sipas tij ka ndodhur në zonën e njohur si Uji i Ftohtë në Vlorë.

Ai ka dëshmuar në Polici se dhuna nisi pasi kundërshtoi të rinjtë që po dhunonin kafshën.