Vlorë dhe Shkodër, asgjësohen parcela me lënde narkotike

83
Vijojnë operacionet për asgjësimin e parcelave me kanabis. Në Vlorë e Shkodër janë asgjësuar mbi 3 mijë rrë kanabis. Në Vlorë janë zbuluar dhe asgjësuar 9-Parcela me 1316-rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva” në dy fshatra. Në fshatin Gjormë, në vendin e quajtur “Gropat e Lepurit”, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 4-Parcela me 834-rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësia 30-130 cm. Në fshatin Gërnec, në vendin e quajtur “Përroi poshtë Hanit të Shanit”, Policia ka gjetur dhe asgjsuar me djegie 5-Parcela me 482-rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësi 80-170 cm.

Në Shkodër janë asgjësuar 1.790 rrënjë bimë narkotike. -Në fshatin Mazrrek, në Shkodër, në vëndin e qujatur “Mbas Pyllja”, janë gjetur dhe asgjesur : 397 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva te kultivuara ne 5 parcela te hapura rishtas. Bimet varionin me lartesi 150-170 cm. Në fshatin Vukjakaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesur : 643 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva te kultivuara ne 8 parcela. -Në fshatin Mnelë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesur : 750 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva te kultivuara ne 3 parcela. Bimët narkotike u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës