Vlorë/ Asgjësohen me djegie 600 bimë narkotike Canabis Sativa

401
Në kuadër të operacioneve antikanabis, policia e Vlorës ka bërë të mundur asgjësimin e 600 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuar në 14 parcela në disa fshatra të qytetit bregdetar. Burime nga policia bëjnë të ditur se në fshatin Risili u asgjësuan 30 bimë narkotike me lartësi deri në 80 cm dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Selim M. Habilaj, 47 vjeç, banues në fshatin Risili. Pasi bima narkotike iu gjet ne stanin e këtij shtetasi. Policia po punon për kapjen e autorit.
Në fshatin Vllahimë u konstatua dhe u asgjesua një parcelë me 20 bimë narkotike, e llojit Canabis, me lartësi deri në 20 cm. Në fshatin Armen, në vendin e quajtur Bishti i Malit u konstatua një parcelë me rreth 100 bimë narkotike Canabis, me lartësi deri në 60 cm.
Në fshatin Penkovë, në mesin e pyllit, u konstatua një parcele me 24 bimë narkotike Canabis, me lartësi deri në 15 cm. Në fshatin Lapardha, u konstatuan 10 parcela me rreth 410 bimë narkotike e llojit Canabis, me lartësi deri në 40 cm. Policia ka asgjësuar plotësisht të gjitha bimët narkotike me anë të djegies, ndërsa po vijon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autoreve.
Sigal