Vlorë, asgjësohen mbi 2200 rrënjë kanabis

486
Policia e Vlorës ka asgjësuar në orët e fundit mbi 2200 rrënjë kanabis të mbjella në zona të thella të qarkut. Burime policore lokale bëjnë të ditur se bimët narkotike ishin mbjellë në fshatrat Lapardha dhe Romës. Ato u gjetën të mbjella në 20 parcela, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se po punohet për identifikimin e kultivuesve. 
Ndërkohë, në një operacion të ngjashëm të zhvilluar në Kurbin, policia ka gjetur dhe asgjësuar 260 rrënjë, të mbjella në vendin e quajtur Fusha e Gurthit, e ndodhur mes fshatrave Shemri dhe Mafsheq.  Sipas burimeve të policisë lokale, bimët ishin të mbjella në 5 parcela të vogla dhe varionin nga 70 cm deri në 2 metra. Ato janë asgjësuar me anë të djegies. 
Sigal