Vlorë: Asgjësohen 917 bimë hashashi në 3 fshatra, ishin kultivuar në 15 parcela

456
Gjatë një kontrolli të ushtruar Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike, Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 15 Parcela me 917 bimë narkotike kanabis sattiva, në 3 fshatra të Vlorës. Në fshatin Gorisht, në lagjen Haderaj, përgjatë përroit me bimësi të dendur, janë konstatuar 6 parcela me 480 bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm. Në fshatin Llakatund, në vendin e quajtur Maja e Kishës, janë konstatuar 5 parcela me 247 bimë narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 140 cm. Në fshatin Lapardha, në vendin e quajtur Qerime, janë konstatuar 4 parcela me 190 bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm. U krye asgjësimi i plotë i bimëve narkotike me djegie. Ndërsa, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Sigal