Vlorë, asgjësohen 4 parcela me kanabis

392
Në vijim të operacionit anti-kanabis, policia e qytetit të Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar në orët e fundit 4 parcela me rreth 1500 rrënjë bimë narkotike.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria lokale e Policisë, bimët e kultivuara janë zbuluar në vendin e quajtur “Pylli i Moçalit” në fshatin Treblovë. Policia thotë se bimët janë mbjellë në toka pa pronar, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të cilët janë përgjegjës për mbjelljen e këtyre bimëve.
Sigal