Vlorë, asgjësohen 2613 rrënjë kanabisi, asnjë kultivues në pranga

426
Policia e Vlorës ka asgjesuar 15 parcela me rreth 2613 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol dhe Mavrovë, të cilat ishin të kultivuara nëpër pyjet e këtyre fshatrave anës lumit Vjosë, ku shtrirja e kësaj sipërfaqe toke rezulton pa pronar. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
Sigal