Vlorë, asgjësohen 2152 bimë cannabis të mbjella në 16 parcela

62
Policia e Vlorës në sajë të operacioneve antikanabis zbuloi sot 16 parcela me 2152 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan përmes djegies. Burime të policisë bënë të ditur se, bimët narkotike, me lartësi deri në 150 cm, u zbuluan në fshatrat Dushkarak dhe Golimbas, respektivisht 55 dhe 40 km në lindje të Vlorës.
Sipas policisë, kanabisi ishte mbjellë në toka pa pronar, çka e vështirëson identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ky aksion, pason atë të dy ditëve më parë, kur në një fshat u zbuluan dhe asgjësuan 839 bimë kanabisi.
Veprimet e policisë lokale që kanë si synim identifikimin dhe asgjësimin e parcelave me bimë narkotike, janë intensifikuar dhe janë shtrirë në të gjithë territorin.