Vlorë, asgjësohen 1060 bimë kanabis të mbjella në 7 parcela, në kërkim kultivuesit

526
Shtatë parcela të mbjella me bimë narkotike “Canabis-sattiva”, janë gjetur ditën e sotme nga policia në dy fshatra të Vlorës. Pas identifikimit të bimës narkotike, blutë e Vlorës kanë asgjësuar 1060 rrënjë kanabis. “Në fshatin Rexhepaj, në vendin e quajtur Çezma Jahe, rreth 100 m larg rrugës nacionale ‘Karbunar-Poçem”, u gjetën dhe u asgjësuan 3-parcela 637-bimë narkotike Kanabis, me gjatësi nga 30 cm deri në 60 cm. Në fshatin Vajzë, në mesin e pullit, në vendin e quajtur Pylli Çobe, u gjetën dhe u asgjësuan 4-parcela me 423-bimë narkotike Kanabis me gjatësi nga 25 cm deri në 100 cm”, thuhet në njoftimin e policisë. Uniformat blu kanë bërë të mundur asgjësimin e plotë të bimëve narkotike më djegie, dhe ndërkaq po punohet për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.
Sigal