Vlorë, arrestohet i riu, do trafikonte drejt Italisë 24-vjeçaren

468
Policia e Vlorës ka parandaluar ditën e sotme një rast trafikimi drejt Italisë. Sipas policisë një 22-vjeçar po përpiqej të trafikonte drejt shtetit fqinj një vajzë 24-vjeçare. Policia ka arrestuar Xhino Rrapaj 22-vjeç banues në fshatin Fitore.
“Policia e Vlorës nga informacionet e marra në rrugë operative, rezultoi se ky shtetas po përgatitej të trafikonte në drejtim të Italisë, shtetasen: D.K, 24-vjeç, banuese në fshatin Kallëm-Fier.
Menjëherë u bë ndërhyrja për parandalimin e këtij akti kriminal dhe u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në flagrancë në lagjen “10-Korriku” -Vlorë, në banesën e marrë me qira nga shtetasja: D.K”- bëhet me dije nga policia.
Sigal