Vlorë: Arrestohet 24-vjeçari me 16 kg hashash

508
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi i janë gjetur 16 kilogramë hashash. Burime policore bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar Andi Ajazaj, i cili kishte marrë një shtëpi me qira në lagjen “Lef Sallata”, të cilën e përdorte për grumbullimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.
Gjithashtu, efektivët e policisë kanë bllokuar dhe sekuestruar mjetin tip “Ford” me targë “AA220MH”, i cili përdorej për qëllime transporti. Nga hetimet e para, policia dyshon se ky shtetas ka bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Sigal