Vlorë, arrestohet 23-vjeçari për grabitjen e një motori

417
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për vjedhjen e një motorri. Në pranga ka rënë 23 vjeçari Luan Hoxha, i cili mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka vjedhur një motor tip “Honda”, pa targë, në pronësi të shtetasit: Ç.V, 46 vjeç dhe është larguar menjëherë në drejtim të aksit rrugor “Ujë i ftohtë – Skelë. Shërbimet e Policisë i’u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në flagrancë në rrotonton e Skelës, afër QTU-së së qytetit të Vlorës.
Sigal